Ndërlidhjet

Bush kërkon që të mos njihen rajonet në Gjeorgji


Presidenti amerikan, George Bush, ka kërkuar nga Rusia që ta respektoj integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe të mos e njohë pavarësinë e rajoneve separatiste Osetia Jugore dhe Abkhazia.

Në një njoftim me shkrim, presidenti Bush tha se ishte "thellë i shqetësuar" nga thirrja që i është bërë presidentit Medvedev nga ana e Parlament të Rusisë, për njohjen e këtyre dy rajoneve.

Deri tash, presidenti rus Dmitry Medvedev, nuk ka dhënë ndonjë përgjigjje ndaj kërkesës së Parlamentit.
XS
SM
MD
LG