Ndërlidhjet

Phenian: Koreja Veriore e pezulloi marrëveshjen


Koreja Veriore njoftoi sot se ka vendosur ta pezulloj marrëveshjen për shkatërrimin e reaktorit bërthamor në Yongbyon, pasi Shtetet e Bashkuara nuk e kanë respektuar këtë dokument.

Ministria e Jashtme e Koresë Veriore tha se pezullimi është fuqizuar më 14 gusht dhe se për këtë janë të njoftuara shtetet e involvuara në bisedimet ndërkombëtare për programin e saj bërthamor.

Mëtutje në njoftim theksohet se këto masa u ndërmorën për shkak se Shtetet e Bashkuara ende Korenë Veriore nuk e kanë hequr nga lista e shteteve, që e sponsorizojnë terorizmin.

Uashingtoni thotë se Pheniani nuk do të heqet nga kjo listë përderisa Koreja Veriore të pranoj mekanizma më të ashpër të verifikimit.
XS
SM
MD
LG