Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Nuk më çudisin akuzat e Rusisë


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka cilësuar invencion deklaratën e autoriteteve ruse për furnizimin me armë të Gjeorgjisë nga Shqipëria.

Gjeorgjia është një vend mik dhe ka gjithë mbështetjen e shqiptarëve si vend demokratik, ka deklaruar Berisha në një konferencë për media me kryeministrin e Islandës Geir Haarde, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

"Akuzat ruse nuk më çudisin aspak pasi Rusia ka një qëllim konstant ndaj shqiptarëve, dhe deklaratat e saj kanë qenë kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO", ka thënë kryeministri shqiptar.

Berisha gjithashtu falenderoi mbështetjen që Islanda i ka dhënë pavarësisë së Kosovës dhe marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.

Kryeministri Haarde, në vizitën e parë të një autoriteti të lartë të Islandës në Shqipëri shpreu besimin e mbështetjes së Shqipërisë për anëtarësimin e Islandës në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG