Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgji: Luftanijet amerikane sjellin ndihma


Ambasada e Shteteve të Bashkuara tha se dy luftanije amerikane do të sjellin ndihma humanitare në portin gjeorgjian Poti në Detin e Zi, ku po patrullojnë trupat ruse. Zëdhënësi i ambasadës tha se ndihmat do të mbërrijnë të mërkurën.

Qyteti Poti është një nga zonat më të tensionuara në Gjeorgji pas konfliktit ushtarak me Rusinë.

Rusia i ka tërhequr pjesën kryesore të trupave nga Gjeorgjia, por trupat ruse kanë ngritur postblloqe rreth rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, dhe ende e kontrollojnë hyrjen në Poti, në jug të Abkhazisë.

Sot zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të armatës ruse, Anatoly Nogovitsyn shprehu dilema rreth asaj që e quajti "nivel ekstrem" të aktiviteteve të forcave detare të NATO-s në Detin e Zi, duke thënë se ai nuk është i nevojshëm për dërgimin e ndihmave në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG