Ndërlidhjet

Moskë: Pezullohet bashkëpunimi NATO-Rusi


Rusia tha se e pezullon bashkëpunimin me NATO-n në një varg çështjesh, përfshirë shtyrjen e vizitës së sekretarit të përgjithshëm të aleancës.

Ambasadori rus në NATO, Dmitry Rogozin, tha sot se nuk do të ketë më manovra të përbashkëta ushtarake, dhe shtoi se Moska e sheh "të volitshme" që t'i ndëpresë të gjitha bashkëpunimet paqëruajtëse me NATO-n për të paktën gjashtë muaj.

Ai tha se vizita e shefit të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e planifikuar për muajin tetor, do të shtyhet "deri për më vonë", pasi Rusia tash ka njohuri të tjera për marrëdhëniet e saj me NATO-n.

"Vërejtjet e sekretarit të përgjithshëm Scheffer me vlerësimet për përdorim joproporcional të focës janë të papranueshme, të pandershme, hipokrite dhe thellësisht cinike, ashtu siç janë edhe protestat e vazhdueshme për ruajtjen e integritetit territorial të Gjeorgjisë, në kohën kur vetë Saakashvili i vuri një pikëpyetje të madhe integritetit territorial të Gjeorgjisë. Ai e pranoi faktin se me siguri do të mbetet në histori si lider i një shteti, në kohën e të cilit Gjeorgjia u zvoglua", tha Rogozin.

Por ai tha se për momentin, Rusia do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleancën në Afganistan.
XS
SM
MD
LG