Ndërlidhjet

Bildt: Rusia e zgjodhi politikën e konfrontimit


"Rruga që tash ka zgjedhur udhëheqësia e qeverisë ruse nënkupton se ata kanë zgjedhur politikën e konfrontimit, jo vetëm me pjesën tjetër të Evropës, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi", tha ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.

"Ky vendim e përfaqëson zgjedhjen e rrugës që bëri Rusia", dhe "do të ketë pasoja për shumë kohë të gjatë", tha Bildt.

Shedi i diplomacisë suedeze tha se vendimi për njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut përbën "shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve bazike të stabilitetit në Evropë".

Vendimi rus është "i qartë dhe i qëllimshëm", tha Bildt.
XS
SM
MD
LG