Ndërlidhjet

Ban Ki-Moon: Vendimi rus vështirëson punën në KS


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon ka shfaqur brengosje se njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste të Gjeorgjisë nga ana e Rusisë mund t'i ndërlikojë përpjekjet e Këshillit të Sigurimit për gjetjen e zgjidhjes, tha zëdhënësja e tij.

"Zhvillimi i sotëm mund të ketë implikime më të gjera në sigurinë dhe stabilitetin në Kaukaz", tha zëdhënësja, Mishel Montas.

Ajo tha se kreu i OKB-së ka bërë thirrje për zbatimin e planit 6-pikësh të Francës, si dhe ka theksuar nevojën për mbrojtjen e civilëve.
XS
SM
MD
LG