Ndërlidhjet

Hillary Clinton mbështet Barack Obamën


Hillary Clinton u ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të bashkuar të mbështesin kandidatin presidencial Barack Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Senatorja nga Nju Jorku pësoi disfatë nga Obama gjatë fushatës për nominimim të demokratëve.

"Miqtë e mi, është koha që ta marrim prapë vendin që e duam. Prandaj, nëse keni votuar për mua apo për Obamën, tash është koha të bashkohemi si një parti për të njëjtin qëllim", tha Clinton.

John McCain dhe Republikanët do fillojnë konventën e tyre të hënën, më 1 shtator.
XS
SM
MD
LG