Ndërlidhjet

logo-print

Obama, McCain dënojnë vendimin e Rusisë


Kandidatët presidencialë, Barack Obama dhe John McCain e kanë dënuar vendimin e Rusisë për njohjen formale të pavarësisë së dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.

Demokrati Obama tha se Rusia duhet të izolohet më shumë në planin ndërkombëtar, dhe u bëri thirrje vendeve tjera që të mos i japin legjitimitet veprimit të Moskës.

Republikani McCain e përshkroi hapin e Rusisë si "të rëndësishëm dhe negativ", duke thënë se Moska një kohë të gjatë po bën përpjekje për të ndarë Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG