Ndërlidhjet

Churkin: Realiteti i ri e justifikon vendimin rus


Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaliy Churkin tha se sulmi i Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut në fillim të këtij muaji krijoi "realitet të ri", i cili e justifikon vendimin e Rusisë për njohjen e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

"Përdorimi i forcës së tyre kundër Osetisë së Jugut i hodhi në erë të gjitha rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit dhe krijoi një realitet tërësisht të ri", tha Churkin.

Moska dërgoi trupa në Gjeorgji pasi Tbilisi u përpoq të rivendosë kontrollin mbi Osetinë e Jugut, dhe vazhdon t'i mbajë postblloqet rreth dy rajoneve separatiste.
XS
SM
MD
LG