Ndërlidhjet

logo-print

Sikorski: Rusia përsëri do të humbë me Perëndimin


Shefi i diplomacisë polake Radoslav Sikorski paralajmëroi se nëqoftëse Rusia dëshiron përplasje me Perëndimin, atëherë përsëri do të humbë.

"Si Evropë jemi 10 herë më e pasur se Rusia, ndërsa me SHBA-të 20 herë. Do të doja që Rusia të bashkëpunojë me Perëndimin dhe të integrohet, por nëse niset në konfrontim, përsëri do të humbë", ka deklaruar Sikorski.

"Krijimi shtetit me madhësinë e një rrethine me 70 mijë banorë na duket i pakuptimtë. Pranimi se ish republikat autonome të Bashkimit Sovjetik kanë të drejtë për pavarësi, e lind precedentin, të cilin Moska dëshironte ta shmangë", ka thënë Sikorski për shtypin polak.
XS
SM
MD
LG