Ndërlidhjet

Anija e dytë amerikane mbërriti në Gjeorgji


Anija e dytë amerikane me ndihma humanitare ka mbërritur në portin gjeorgjian Batumi.

Dallas është anija e dytë e Shteteve të Bashkuara që mbërriti në Gjeorgji, pasi të dielën luftanija McFaul i solli ndihmat në portin Batumi.

Zëdhënësi i marinës amerikane, komandanti Scott Miller tha se destrojeri McFaul u largua nga Batumi të martën më 26 gusht, por do të mbetet në zonën e Detit të Zi.

Ndërkohë, sot në Abkhazi mbërritën luftanijet ruse.

Zëvëndës admirali Sergei Manyailo citohet të ketë thënë se anijet janë në mision të "mbështetjes së paqes dhe stabilitetit" në këtë rajon separatist, të parandalojnë dërgesat e armëve dhe të dorëzojnë ndihma humanitare.
XS
SM
MD
LG