Ndërlidhjet

Hillari Klinton mbështet Obamën


Denver, 26 gusht 2008 - Hillary Clinton duke iu adresuar Konventës së Demokratëve.
Denver, 26 gusht 2008 - Hillary Clinton duke iu adresuar Konventës së Demokratëve.

Deri në fjalimin e saj të mbrëmshëm kishte shumë spekulime nëse Hillari Klinton do të mbështeste me gjithë zemër Obamën ose nëse këtë do ta bënte me gjysëm zëri. Por, Hillari Klinton nuk la asnjë dilemë në mështetjen e saj për Obamën.

Senatorja Hillari Klinton u tha mijëra demokratëve të tubuar në Denver atë që ata duhej ta dëgjonin nëse dëshirojnë fitoren në zgjedhjet e nëntorit, dhe kjo konsiston në faktin se ajo në tërësi mbështet Barak Obamën në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë.

Deri në fjalimin e saj të mbrëmshëm kishte shumë spekulime nëse Hillari Klinton do të mbështeste me gjithë zemër Obamën ose nëse këtë do ta bënte me gjysëm zëri. Por, Hillari Klinton nuk la asnjë dilemë në mbsëhtetjen e saj për Obamën.

"Jam sonte këtu si nënë krenare, si demokrate krenare, si senatore krenare nga Nju Jorku, si amerikane krenare dhe si mbështetëse krenare e Barak Obamës",
tha Hillari Klinton.

Shumë mbështetës të saj hezitonin në lëvizjen drejt Obamës dhe kjo i bëri reale shqetësimet nëse dy grupet brenda Partisë Demokratike do të gjejnë forcë për të lënë anash dallimet dhe të bashkohen si një parti. Hillari Klinton nuk la asnjë dyshim sa i përket pozicionit të saj ndaj unitetit të partisë.

"Është koha të mbështesim vendin që e duam. Pavarësisht nëse keni votuar për mua ose Barak Obamëm, tash është koha të bashkohemi si një parti unike dhe me një qëllim. Ne jemi një ekip dhe kjo është një betejë që duhet ta fitojmë së bashku", ka thënë senatorja Klinton.

Numri më i madh i mbështetësve të Hillari Klintonit gjatë garës me Barak Obamën ishin punëtorët dhe femrat. Hillari Klinton falënderoi këto femra në ditën që për koincidencë përkonte me 88 vjetorin që kur femrat amerikane fituan të drejtën e votës.

"Nga thellësia e zemrës falënderoj të gjitha ato mbështetëse që më shoqëruan dhe që nuk u dorëzuan", tha Hillari Klinton.

Senatorja Klinton tha se nëna e saj kishte lindur në kohën kur femrat nuk mund të votonin, por bija e saj Çelzi, votoi për nënën presidente.

Ajo foli edhe për punën e saj 35 vjeçare në çështjet për të cilat ka besuar, siç është sistemi shëndetësor, për të shtuar se puna e saj dhe e bashkëpunëtoreve të saj gjatë fushatës me Barak Obamën, do të dështonte nëse fitues në zgjedhjet presidenciale del republikani Xhon Mekejn.

"Assesi dhe në asnjë mënyrë, jo Mekejn", tha Hillari Klinton.

Senatorja nga Nju Jorku, në fjalimin e mbrëmshëm në Denver, nuk harroi të lavdërojë edhe bashkëshortin, përkatësisht ish-presidentin Klinton.

"Kur Barak Obama të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, ai do të rivitalizojë ekonominë tonë, do të mbrojë punëtorët amerikanë. Demokratët dinë si ta bëjnë këtë. Ne këtë e kemi bërë më parë me presidentin Klinton dhe demokratët. Ne këtë do ta bëjmë sërish me presidentin Obama dhe demokratët", konkludoi senatorja Klinton.

Disa nga delegatët në Konventën e Demokratëve në Denver pas këtij fjalimi kanë thënë se do të veprojnë ashtu siç ka kërkuar Hillari Klinton, pra në zgjedhjet presidenciale do të votojnë për Barak Obamën.
XS
SM
MD
LG