Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Rasti i Kosovës çoi në njohjet e Moskës


Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se precedenti i vënë nga Perëndimi duke e njohur pavarësinë e Kosovës çoi në vendimin e Rusisë për njohjen e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.

Serbia është përmbajtur në kritikat ndaj Rusisë për intervenimin e saj ushtarak në Osetinë Jugore, por përmes një deklarate për media, ka nënvizuar se parashikimet e saj se Kosova është precedent kanë dalë të sakta.

"Serbia respekton ligjin ndërkombëtar dhe bën thirrje për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të shteteve, kryesisht të Serbisë", thuhet ne deklaratë.

XS
SM
MD
LG