Ndërlidhjet

Sarkozy: Askush nuk do Luftë tjetër të Ftohtë


Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha sot se askush nuk dëshiron një luftë tjetër të ftohtë dhe i kërkoi Rusisë që të tërheqë trupat në pozicionet që i kanë mbajtur para konfliktit me Gjeorgjinë.

Sarkozy tha se ai do të diskutojë krizën në Gjeorgji përmes telefonit me presidentin rus Dmitry Medvedev.

Sarkozy përsëriti se BE dënon njohjen që Moska i bëri pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, të dy këto rajone të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG