Ndërlidhjet

Dorëzohen rrëmbyesit e aeroplanit sudanez


Media shtetërore në Libi tha se janë dorëzuar rrëmbyesit e një aeroplani sudanez, që e detyruan atë të ateronte në Libi.

Dorëzimi pasoi negociatat me autoritetet e Libisë.

Rrëmbyesit i liruan më herët të gjithë pasagjerët, por i mbanin peng vetëm anëtarët e ekuipazhit.

Aeroplani u rrëmbye të martën, derisa po fluturonte për në Khartum.

Ai ateroi në Libi, pasi piloti u tha autoriteteve libiane se aeroplanit po i shpenzohej karaburanti.

Rrëmbyesit kërkuan karburante për të fluturuar në Francë.
XS
SM
MD
LG