Ndërlidhjet

Cheney: Agresion i pajustifikueshëm rus


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney tha sot se okupimi rus mbi rajonet e Gjeorgjisë është një "agresion i pajustifikueshëm" dhe u zotua se do sigurohet integriteti teritorial i vendit.

Cheney tha se SHBA do të punojë me të gjithë aleatët për të siguruar integritetin territorial të Gjeorgjisë si vend i lirë dhe i pavarur.

Cheney do të vizitojë Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Azerbejxhanin në javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG