Ndërlidhjet

logo-print

G7 dënon vendimin e Moskës


Grupi i shtatë vendeve më të industralizuara ka dënuar vendimin e Rusisë për njohjen e pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

Ministrat e Jashtëm të këtij grupi thanë në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se "vendimi i Rusisë vë në pikëpyetje përkushtimin e saj për paqe dhe siguri në Kaukaz".

Deklarata i bën thirrje qeverisë ruse, që të implementojë në tërësi planin gjashtëpikësh të propozuar nga presidenti Sarkozy në emër të BE-së, në vecanti, që të tërheqë trupat në pozicionet ku i kishte para se të nisë konflikti.

Deklarata është nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.
XS
SM
MD
LG