Ndërlidhjet

Mitrovicë: Përleshje mes shqiptarëve e serbëve


Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Mitrovicë ka ndodhur një incident mes disa të rinjve shqiptarë dhe serbë, ku pas sharjeve verbale ka pasur edhe gjuajtje me gurë.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën ,,Kolashinska’’ afër “Tre Rrokaqiejve”, në veri të Mitrovicës.

Disa persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë dëmtuar dhe dy vetura të UNMIK-ut.

Gjithashtu gjatë këtij incidenti janë dëgjuar dhe disa të shtëna nga armë zjarri, thuhet në njoftimin e policisë.
XS
SM
MD
LG