Ndërlidhjet

Shvarcenberg: Dallime të mëdha ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë


Minsitri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, ka theksuar dy dallime të mëdha të rasteve në Gjeorgji dhe në Kosovë.

Sipas tij, "për dallim nga Kosova, ku janë zhvilluar negociata shumë intensive dhe të gjata", rasti i Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, "për fat të keq, ishte i ashtuquajtur konflikt i ngrirë, për të cilin nuk është negociuar", i tha ministri Shvarcenberg, gazetës Pravo.

Ai mëtutje tha se dallimi i dytë thelbësor është se Serbinë e ka bombarduar NATO-ja, ndërsa në Gjeorgji ka intevenuar Rusia, e cila është palë e drejtpërdrejtë në konflikt.

"Asnjëra prej forcave që angazhohen në Kosovë nuk është drejtpërsëdrejti palë e interesuar, nuk janë fqinjë të Serbisë, pra atje nuk kanë interesa të veta. Por, Rusia, është njëra nga palët, e cila është angazhuar në konfliktin në Kaukaz", tha Karel Shvarcenberg, ministër i jashtëm i Çekisë, e cila prej janarit të vitit të ardhshëm e kryeson Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG