Ndërlidhjet

Miliband: Nuk bëhet fjalë për "luftë të përgjithshme"


Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband, tha sot se nuk bëhet fjalë për fillimin e "një lufte të përgjithshme" kundër Rusisë, por theksoi se kriza e Gjeorgjisë e ka përfunduar qetësinë e pas Luftës së Ftohtë në Evropë.

Kjo ishte përgjigjja e tij në pyetjen e radios publike britanike, se a do të shkojë NATO-ja në luftë nëse Rusia e sulmon përësi ndonjë vend fqinjë ose aleat të NATO-s.

Këto komnete u bënë pasi në një fjalim, dje në Kiev të Ukrainës, zoti Miliband ftoi që marrëdhëniet me Rusinë të rishqyrtohen.

Ai, me këtë rast, theksoi se presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka përgjegjësi që të mos filloj Lufta e Ftohtë e re.
XS
SM
MD
LG