Ndërlidhjet

logo-print

Putini kritikoi SHBA-të


Kryeministri i Rusisë, Vlldimir Putin, ka kritikuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në Gjeorgji, duke thënë se atje amerikanët po operonin gjatë konfliktit ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë.

Ai i tha rrjetit televiziv amerikan CNN, se "është fakt se shtetasit amerikanë ishin me të vërtetë në hapësirën e konfliktit gjatë armiqësive" dhe shtoi se "duhet të pranohet se ata do ta bënin këtë vetëm pas urdhërave të drejpërdrejtë të liderëve të tyre".

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë këto akuza si "jo racionale".
XS
SM
MD
LG