Ndërlidhjet

NATO: Nuk ka përforcime në Detin e Zi


NATO-ja sot ka përgënjeshtruar sugjerimet ruse se aleanca po e përforconte praninë e saj në Detin e Zi, duke këmbëngulë se një grup i anijeve luftarake ishte atje për një ushtrim ushtarak që ishte i planifikuar shumë kohë më parë.

Javën e kaluar NATO-ja ka njoftuar se disa anije nga Spanja, Gjermania dhe Polonia, kanë hyrë në Detin e Zi dhe atyre menjëherë u ishte bashkuar një fregatë amerikane për vizita në port dhe për ushtrime.

Në kuadër të tensioneve në rritje ndërmjet Rusisë e Perëndimit, lidhur me intervenimin e Moskës në rajonin e Osetisë Jugore, një komandant i lartë ushtarak rus, tha dje se marina e Rusisë po e monitoronte atë që ai e përshkruajti si "përqendrim" të anijeve.
XS
SM
MD
LG