Ndërlidhjet

OKB: SHBA e Rusia përplasen për Gjeorgjinë


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë përplasur në takimin e Këshillit të Sigurimit mbi krizën në Gjeorgji.

Zëvendësambasadori amerikan Alejandro Wolff ka thënë në takim se përdorimi i forcës ndaj tjetrit, apo kërcënimit se do përdoret ajo, paraqet shkelje të kartës së OKB-së.

Rusia invadoi Gjeorgjinë në fillim të këtij muaji gjatë një përpjekje të Tibilisit që të rimarrë kontrollin mbi rajonin seperatist të Osetisë Jugore.

I dërguari i Rusisë në OKB-së Vitaly Churkin akuzoi SHBA-të për hipokrizi, duke potencuar invazionin amerikan në Irak më 2003.
XS
SM
MD
LG