Ndërlidhjet

Rifillon procesi gjyqësor ndaj Karaxhiqit


Sot në Tribunalin e Hagës, pritet të rifillojë procesi gjyqësor kundër të dyshuarit për krime lufte Radovan Karaxhiq.

Ai pritet të paraqitet në Gjykatë për t'u deklaruar fajtor ose jofajtor për 11 akuzat ndaj tij, përfshirë edhe ato për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Mbi të rëndojnë dy akuza për gjenocid: gjatë rrethimit 43 mujor të Sarajevës dhe për masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8 mijë myslimanë.

Karaxhiq është ekstraduar në Hagë, pas 13 viteve në arrati.

Ai ka thënë se "demonizimi" i tij në media, përjashton mundësinë e një gjykimi korrekt.
XS
SM
MD
LG