Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Karaxhiqi refuzoi të deklarohet për fajësi


Ish lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq, sot përsëri ka refuzuar të deklarohet për gjenocid dhe krime të luftës, për të cilat e akuzon Tribunali i Hagës.

Ky vendim i tij e ka detyruar Gjykatën që, sipas rregullave të saj, në emër të të akuzuarit në dokumentet e lëndës të thotë se i akuzuari nuk ndjehet fajtor lidhur me të 11 pikat e akuzës.

Radovan Karaxhiq është i akuzuar nga Tribunali i Hagës për disa nga mizoritë më të mëdha të Luftës në Bosnjë, përfshirë edhe bllokimin 43 mujor të Sarajevës dhe masakrën e 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG