Ndërlidhjet

Bildt refuzon krahasimet e Kosovës me Gjeorgjinë


Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, sot ka hedhur poshtë pohimet ruse se njohja që Moska u ka bërë dy rajoneve separatiste në Gjeorgji nuk ka dallim nga njohja që perëndimi i ka bërë Kosovës.

Vendimi për Kosovën e pavarur është marrë "pas nëntë vitesh të procesit ndërkombëtar të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara", tha zoti Bildt në një konferencë për gazetarë në Stokholm.

Për këtë proces ai tha se "nuk ka vend tjetër në botë ku ka pasur një lloj të këtillë të mekanizmit brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG