Ndërlidhjet

Putin kërcnon Evropën, akuzon Amerikën


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia nuk do të izolohet për shkak të veprimeve në Gjeorgji dhe se nuk u frikësohet sanksioneve të Perendimit.
Në një intervistë për rrjetin televiziv gjerman ARD, ai ka sinjalizuar Evropën që të mos shkoj pas Shteteve të Bashkuara.
Putin ka kritikuar vendet evropiane për mbështetjen që u kanë dhënë Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst ai ka thënë se Evropa nuk do të përfitoj asgjë duke u "shërbyer interesave të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Kryeministri i Rusisë me këtë rast ka përsëritur akuzën sipas të cilës këshilltarët amerikanë kanë qenë të ndërlikuar në konfliktin në Gjeorgji me qëllim të krijimit të epërsisë në betejën zgjedhore amerikane për njërin nga kandidatët, në rastin konkret për ate të partisë në pushtet.
Uashingtoni më heret ka hedhur posht këto akuza duke i cilësuar si gënjeshtra.
XS
SM
MD
LG