Ndërlidhjet

Kabul: Janë vrarë disa kryengritës


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan njoftoi se disa militantë janë vrarë në përleshjet dhe nga sulmet ajrore gjatë natës së kaluar në Afganistan.

Sipas koalicionit, trupat kishin sulmuar kryengritësit në Nirjab të provinces Kapisa.

Mëtutje, në njoftim thuhet se militantët ishin përgjigjur me zjarr nga armët automatike dhe me predha. Pastaj trupat e koalicionit kishin ftuar njësitë e sulmeve ajrore, nga të cilat ishin vrarë disa kryengritës.
XS
SM
MD
LG