Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjianët po pengohen që të kthehen në shtëpi


Zëdhënësja e Komisionarit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Melita Sunjic, tha sot se trupat ruse në Gjeorgji në mënyrë efektive po i pengojnë gjeorgjianët, që të kthene në shtëpitë e tyre.

Ajo mëtutje tha se, megjithqë, nuk është krejtësisht e qartë nëse ushtarët rusë ishin aktualisht duke i penguar refugjatët që të kthehen, alarmimi nga trupat i bllokon ata që të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Melita Sunjic tha se afro 2 mijë refugjatë janë në kampet e UNHCR-së në Gori, ndërsa besohet se edhe shumë të tjerë gjenden në rajon.
XS
SM
MD
LG