Ndërlidhjet

Krasniqi: Situata stabile, me përjashtim të veriut


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar në Nju Jork se pret që deri në fund të tetorit, misioni i Bashkimit Evropian do të zgjerohet në gjithë territorin e Kosovës.

Siç është kumtuar nga Kuvendi i Kosovës, gjatë takimit me zëvendësen shefen e misionit amerikan në OKB, Rozmari Di Kralo, zoti Krasniqi ka thënë se në Kosovë është në vazhdim e sipër procesi i rikonfigurimit të misionit të Kombeve të Bashkuara dhe pret që zgjerimi i EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës do t'i kontribuoj stabilitetit në Kosovë.

"Situata e sigurisë është stabile, por përjashtim bënë veriu i Kosovës, ku stabiliteti nuk është i atillë çfarë dëshirojmë", tha Jakup Krasniqi.

Së bashku me të në vizitë në Shtetet e Bashkuara po qëndron edhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.
XS
SM
MD
LG