Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Hetime mbi sulmin e koalicionit


NATO tha se qeveria afgane, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të dhe OKB do të nisin një hetim të përbashkët mbi sulmet e javës së kaluar në Afganistanin perëndimor, ku zyrtarët afganë dhe të OKB-së thanë se janë vrarë 90 civilë.

Incidenti ka acaruar situatën në Afganistan, ku çështja e viktimave civile për një kohë të gjatë është bërë pikë konfrontimi mes presidentit Hamid Karzai dhe përkrahësve perëndimorë.

Deri më tani, ka pasur të dhëna kontradiktore mbi incidentin.
XS
SM
MD
LG