Ndërlidhjet

Talebanët s'duan armëpushim në Ramazan


Talebanët e Pakistanit refuzuan një kërkesë të qeverisë, që gjatë muajit të Ramazanit, të suspendojnë veprimet ushtarake në veri-perëndim të vendit.

Muslim Khan, një zëdhënës i talebanëve, i tha Reuters-it se oferta e Islambadit është një "shaka' dhe se militantët do të vazhdojnë luftimet, derisa të hyjë në fuqi ligji i Sheriatit.

Ushtria pakistaneze tha të shtunën se aeroplanët luftarakë të saj kanë bombarduar pozicionet në veri-perëndim të vendit, ku dyshohej të ishin talebanët, duke lënë të vdekur të paktën 40 militantë gjatë një beteje 24-orëshe.
XS
SM
MD
LG