Ndërlidhjet

Medvedev: Më shumë vëzhgues në Gjeorgji


Presidenti rus Dimitrij Medvedev u ka kërkuar qeverive evropaine, që të dërgojnë më shumë vëzhgues në Gjeorgji.

Agjencia franceze e lajmeve citon një deklaratë të Kremlinit, ku Medvedev thuhet të ketë kërkuar vëzhgues shtesë të OSBE-së në zonën e sigurisë.

Medvedev ka kërkuar edhe vendosjen e një trupi, që në mënyrë të pavarur monitoron veprimet e qeverisë gjeorgjiane.

Gjatë këtij muaji OSBE ka thënë se do të dërgojë deri në 100 vëzhgues në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG