Ndërlidhjet

logo-print

Zyrtarë turq e gjeorgjianë diskutojnë për krizën


Ministreja e Jashtme e Gjeorgjisë Eka Tkeshelashvili mbërriti sot në Stamboll për bisedime me homologun turk Ali Babacan.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se bisedimet do të fokusohen në "zhvillimet e fundit në Gjeorgji, çlështjet rajonale si dhe lidhjet bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Gjeorgjisë".

Turqia po bën përpjekje për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore për konfliktin ndërmjet rusisë dhe Gjeorgjisë, i cili shpërtheu në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG