Ndërlidhjet

Kinë: 25 të vdekur nga tërmeti


Mediat shtetërore kineze njoftuan se tërmeti që goditi provincat Sichuan dhe Yunan ka shkaktuar vdekjen e 25 njerëzve dhe ka shkatërruar më shumë se 100 mijë shtëpi.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua gjithashtu tha se tërmeti, i cili goditi të shtunën, kishte fuqinë prej 6.1 shkallë të Rihterit. Më herët, Shërbimi Gjeorlogjik në Shtetet e Bashkuara tha se fuqia ishte 5.7 shkallë.

Qeveria kineze raportohet se ka filluar shpërndarjen e ndihmave në zonat e prekura nga tërmeti.
XS
SM
MD
LG