Ndërlidhjet

Tkeshelashvili: Evropa unike kundër Rusisë


Ministreja e Jashtme e Gjeorgjisë Eka Tkeshelashvili i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të marrë qëndrim të përbashkët kundër, siç tha ajo, pushtimit rus të pjesëve të vendit të saj.

Duke folur në Stamboll pas takimit me ministrin e Jashtëm, Ali Babacan, ajo tha se Evropa nuk mund të jetë "e sigurtë" përpara politikave "ekspanzive" nga Moska.

Babacan tha se Turqia "plotësisht e mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë".

Deklaratat e tyre u bënë një ditë para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, të cilët do ta diskutojnë krizën ruso-gjeorgjiane.
XS
SM
MD
LG