Ndërlidhjet

Bush nesër nuk merr pjesë në konventën


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, me gjasë nuk do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane, e cila fillon nesër.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se për shkak të uraganit Gustav, i cili pritet të hënën të godasë qytetin jugor New Orleans, "presidenti me gjasë nuk do të udhëtojë në Minessota" për konventën e republikanëve.

Administrata amerikane u kritikua shumë se nuk u përgjigj shpejt dhe si duhet tre vjet më parë kur një uragan tjetër goditi qytetin New Orleans.
XS
SM
MD
LG