Ndërlidhjet

Rusi: Vritet pronari i web-site të opozitës


Pronari i një faqeje opozitare në internet në rajonin e Ingushetisë në Kaukazin Verior të Rusisë, është vrarë sot pas arrestimit nga ana e policisë.

Njoftohet se Yelovyev Magolad është qëlluar pasi policia e kishte ndaluar kur kishte zbritur nga aeroplani, dhe pastaj ka vdekur në spital nga plagët e marra.

Yelovyev, pronar i faqes Ingushetiya.ru ishte kritik i zëshëm i administratës së mbështetur nga Kremlini.
XS
SM
MD
LG