Ndërlidhjet

Pakistani pezullon operacionet gjatë Ramazanit


Pakistani tha se do t'i pezullojë operacionet kundër kryengritësve në rajonin fisnor afër kufirit me Afganistanin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Zëdhënësi i talebanëve e mirëpriti vendimin për ndërprerjen e sulmeve në rajonin Bajur.

Sidoqoftë, zyrtarë të qeverisë dhe të ushtrisë kanë paralajmëruar se çdo provokim nga ana e kryengritësve mund të nxitë hakmarrje të menjëhershme.

Zyrtarët amerikanë i kanë bërë trysni Pakistanit që t'i shtypë militantët në rajonet fisnore, nga frika se talebanët i shfrytëzojnë këto rajone si zona të sigurta.
XS
SM
MD
LG