Ndërlidhjet

Uragani afër New Orleansit- dy milionë ikin


Afër dy milionë njerëz vlerësohet t'i kenë lëshuar shtëpitë e tyre, derisa uragani Gustav po i afrohet qytetit të New Orelansit dhe zonave përreth gjirit të Meksikos.

Platformat e naftës dhe rafineritë përgjatë Gjirit i kanë ndërperë pothuaj të gjitha aktivitetet.

Guvernatori i Luizianës Bobby Lindal tha se afër 1.9 milionë njerëz kanë ikur nga New Orleansi dhe brigjet bregdetare.

Përballë ballafaqimit me një katastrofë të mundshme natyrore, kandidati republikan JohnMcCain ka urdhëruar partinë që të shkurtojë hapjen e konventës Kombëtare Republikane, që nis sot në qytetin St. Paul të Minesotës.

McCain pritet të nominohet zyrtarisht për zgjedhjet e nëntorit gjatë kësaj konventës.

"Kjo është koha kur duhet të lëmë anash politikën partiake dhe të veprojmë si amerikanë. Duhet t'i bashkohemi 300 milionë amerikanëve tjerë për të ndihmuar qytetarët tanë. Është koha për veprim. Kështu që do të suspendojmë shumicën e aktviteteve, përvec atyre, që janë të domosdoshme", tha McCain.

Presidenti George Bush dhe nënpresidenti Dick Cheney kanë anuluar paraqitjen e tyre në konventë, në mënyrë, që të merren me urganain, i cili po ndodh pothuaj tre vejt pasi që Katrina shkatërroi New Orleansit.
XS
SM
MD
LG