Ndërlidhjet

Samit i BE-së mbi raportet me Rusinë


Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së takohen sot në Bruksel për të diskutuar mënyrat se si t'i bëhet presion Rusisë pas luftës që pati me Gjeorgjinë.

Samiti emergjent është kërkuar të mbahet nga presidenti francez Nicolas Sarkozy, vendi i të cilti mban kryesimin e radhës të presidencës së BE-së.

Njoftohet se liderët e BE-së ka të ngjarë të shfaqin përkrahjen për Gjeorgjinë dhe të kërkojnë nga Rusia, që të largojë të gjitha postblloqet nga territori gjeorgjian si dhe të tërhiqet në pozicionet që i mbante para konflikit.

Raportet thonë se ka të ngjarë, që BE të mos kërkojë vënien e sanksioneve për Rusinë.

Presidenti rus Dmitij Medvedev ka thënë të dielën se Rusia është gati të hakmerret, nëse BE vë sanksione.

Ai po ashtu ka thënë se Rusia nuk do të tërhiqet nga vendimi për njohjen e Osetisë dhe Abkhazisë si shtete të pavarura.

Medvedev ka biseduar me telefon me presidentin francez Nicolas Sarkozy.

Njoftohet se ata kanë diskutuar çështje të sigurisë, rreth Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, përfshirë mundësinë e zbarkimit të mundshëm të vëzhguesve ndërkombëtarë ushtarakë.
XS
SM
MD
LG