Ndërlidhjet

logo-print

Havel: BE të dënojë Rusinë


Ish- presidenti çek Vaclav Havel i ka kërkuar Bashkimit Evropian që në samitin e sotëm ta dënojë Rusinë.

Havel gjatë një debati televiziv ka thënë se vendet evropiane hezitojnë të ndërmarrin veprime më të fuqishme për shkak të varësisë nga furnizmi me energji nga Rusia.

Ai tha se "duket se nafta është me e rëndësishme sesa të drejtat e njeriut dhe sovraniteti i shtetit".

Lideri i "Revolucionit të Kadifenjtë" të vitit 1989, që coi në rënien e qeverisë komuniste në Pragë, i ka krahasuar veprimet e Rusisë në Gjeorgji me marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938.

XS
SM
MD
LG