Ndërlidhjet

Oslo: Gjykim për krime lufte në Bosnje


Një gjykatë në Oslo do të gjykojë një mysliman të Bosnjes, i akuuzuar për krime lufte kundër serbëve gjatë luftës në Bosnje.

Kjo është e para herë që në Norvegji mbahet një proces gjyqësor për krime lufte që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mirsad Repak u deklarua i pafajshëm për shumicën e akuzave që rëndojnë mbi të. Ai tha se vetëm ka bërë arrestime dhe ka zbatuar urdhërat.

Akuzat kundër tij datojnë nga viti 1992, përpara se Repak të shkonte në Norvegji, ku më 2001 fitoi nënshtetësinë norvegjeze.
XS
SM
MD
LG