Ndërlidhjet

BE gati të nisë vëzhgues në Gjeorgji në tetor


Bashkimi Evropian tha se shpreson të nisë një mision të vëzhguesve civilë në Gjeorgji deri nga fillimi i tetorit.

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Javier Solana tha se çështja do të diskutohet në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili fillon të premten në Francë.

"Ne tashmë kemi një mision eksplorues të vendosur në Gjeorgji prej rreth 40 njerëzish. Do të donim që së shpejti të vendoset një mision i ri. Ata do të shkonin në brendinë e territorit gjeorgjian, ku ende ndodhen trupat ruse", tha Solana pas takimit me kryeministrin e Gjeorgjisë, Lado Gurgenidze.

Forca do të mbikqyrte se si po zbatohet marrëveshja e armëpushimit, e cila i ndëpreu luftimet mes trupave ruse dhe gjeorgjiane muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG