Ndërlidhjet

logo-print

Londër: BE t'i ndërpresë bisedimet për partneritet me Rusinë


Britania sot i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t'i pezullojë bisedimet për partneritet të ri me Rusinë, në shenjë proteste kundër intervenimit ushtarak të Moskës në Gjeorgji.

"Në dritën e aksioneve ruse, do të duhej t'i ndëpresim negociatat për vazhdimin e partneritetit mbi bashkëpunimin", u tha gazetarëve zëdhënësi i kryeministrit Gordon Brown.

Ai shtoi se BE-ja duhet të bëjë "rishqyrtim rrënjësor dhe segmentar të marrëdhënieve me Rusinë".
XS
SM
MD
LG