Ndërlidhjet

Rusia mbështet dërgimin e policëve ndërkombëtarë në Gjeorgji


Rusia tha se e mbështet dërgimin e misionit policor ndërkombëtar në Gjeorgji për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë në zonat për rreth dy rajoneve separatiste, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Andrei Nesterenko tha se një forcë e tillë mund të vendoset nën mandatin e OSBE-së me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian tha se shpreson të nisë një mision të vëzhguesve civilë në Gjeorgji deri nga fillimi i tetorit.
XS
SM
MD
LG