Ndërlidhjet

Ferrero-Waldner: BE është unik rreth Gjeorgjisë


Në prag të takimit të liderëve të BE-së ku diskutohet kriza rreth Gjeorgjisë, Komisionerja e BE-së për Marrëdhënie të Jashtme, Benita Ferrero-Waldner, shprehu bindjen se Bashkimi Evropian është unik dhe do të jetë unik, dhe se ky takim do të jetë sinjal i qartë për të gjithë.

"Mendoj se duhet t'i tregojmë Gjeorgjisë se ne me të vërtetë e mbështesim integritetin territorial të tyre. Mendoj se me Rusinë, sigurisht që nuk mund të kemi raporte si më parë, sepse jemi në një moment të vështirë të partneritetit tonë", tha Ferrero-Waldner.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Poettering tha se Rusisë duhet t'i jepet një mesazh i qartë.

"Ne kemi nevojë për bashkëpunim me Rusinë, por mbi baza të parimeve tona", tha Poettering.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se të dyja palët kanë interes të përbashkët për njëri tjetrin, prandaj "pozicioni i Gjermanisë është që të parandalohet të shthurret fija e negociatave".

Por kuptohet, tha Merkel, duhet të gjinden fjalë për ta përshkruar situatën, dhe këtu jam veçanërisht e pakënaqur, sepse "plani 6-pikësh ende nuk është zbatuar".
XS
SM
MD
LG