Ndërlidhjet

Transnistria kërkon rritjen e trupave ruse


Udhëheqësi i provincës separatiste të Transnistrisë në Moldavi sot ka bërë thirrje për trefishimin e trupave ruse të stacionuara në rajon.

Agjencia ruse Interfax citoi Igor Smirnovin të ketë thënë se Rusia duhet të rritë forcën "paqëruajtëse" të saj nga 1 mijë në 3 mijë njerëz.

Forcat ruse luftuan në anën e Transnistrisë gjatë luftës civile në Moldavi në vitin 1992.

Kremlini thotë se aktualisht po i mban trupat në Transnistri si paqëruajtës dhe roje të depove të armatimit.

Transnistria rusofolëse u shkëput nga Moldavia rumunofolëse në luftën civile të vitit 1992.
XS
SM
MD
LG