Ndërlidhjet

Saakashvili: Gjeorgjia e bashkuar si kurrë më parë


Qindra mijë njerëz u tubuan sot në mbarë Gjeorgjinë për të inkurajuar Bashkimin Evropian t'i japë një përgjigje të ashpër Rusisë për shkak të luftës me Gjeorgjinë.

Në kryeqytetin Tbilisi, demonstrantët formuan një zinxhir me njerëz që u shtri nga sheshi qendror përgjatë rrugës kryesore.

Presidenti Mikhail Saakashvili i tha turrmës në Sheshin Liria se Gjeorgjia "është e bashkuar si kurrë më parë".

Saakashvili tha se "një milion njerëz kanë dalur në rrugë".

Vlerësimet e tij nuk mundën të konfirmohen nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG